POLITIKE

Kurti për reduktimet e mëdha të rrymës: Situata është e rëndë, vitin e kaluar s’e kemi imagjinuar se do të jemi në këtë gjendje

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për krizën energjetike në Kosovë dhe reduktimet  e shtuara të rrymës.

Kurti ka thënë se situata është e vështirë teksa ka bërë të ditur se çmimet e energjisë në bursë kanë shkuar deri në 1000 euro për megavat orë.

Sipas, Kurtit, vitin e kaluar ka qenë e  paimagjinuar që Kosova do të ndodhej në një situatë të tillë sivjet.

“Termocentrali Kosova A i ka tri njësi, që janë 60 vjet të tjetra, Kosova B dy njësi që janë 40 vjet të vjetra. Riparimet e nevojshme, prishjet e paparashikueshme po e zvogëlojnë gjenerimin, rrisin importin dhe po na shtojnë reduktimet. Çmimet e energjisë në bursë kanë shkuar deri në 1000 euro për megavat orë. Ka qenë e paimagjinueshme vitin e kaluar kjo situatë që po ndodh tash. Brengoseshim vitin e kaluar kur çmimet shkuan në 500 euro për megavat orë. Ende pa ardhur dimri kemi raste kur çmimet në bursë ndërkombëtare kanë arritur në 1000 euro. Situata është shumë e rëndë. Por po e bëjmë më të mirën e mundshme. Jam i bindur se do t’ia dalim. Por, nuk na çojnë askund grevat, bojkotet e mospuna”, ka thënë Kurti.

Në Kosovë gjatë ditës së djeshme ka pasur reduktime të shtuara të energjisë elektrike, gjersa reduktime deri në tri herë në ditë janë paralajmëruar edhe për sot.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago