Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me shpenzimet e publikuara.
Kurti tha se është i padrejtë piketimi i ndonjë deputeti të veçantë për një vendim të vitit 22011.
“E kuptoj indinjatën e qytetarëve për këto shpenzime, është i padrejtë piketimi i ndonjë deputeti të veçantë për një vendim që është i vitit 2011”, tha ai.
Kurti gjithashtu deklaroi se rregulloret për kompensimin e deputetëve duhet të ndryshohen.
“E kuptoj që shpenzimet e tilla mund të kenë qenë të trashëguara nga kuvendet e kaluar. Këto pagesa duhet të rregullohen dhe të ndryshohen rregulloret e kompensimit” , tha ai.