BREAKING NEWS

Jepet vendimi, Gjykata e Posaçme e Apelit dënon me 3 vjet e 4 muaj burg Saimir Tahirin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për shpërdorim detyre. Gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, me ndryshim, moszbatimi e shërbimit të provës.

Gjykata mban në vëmendje shkallën e lartë të trafikut të narkotikëve, duke thënë se provohet tej çdo dyshimi se Tahiri ka përfituar nga Habilajt. Për Jaeld Çelen, në rastin e peshkarexhës “Fatima”, është vërejtur përfshirje e punonjësve të policisë.

Në seancën e së hënës së kaluar, prokurorët e SPAK kërkuan deklarimin fajtor të Tahirit për akuzat që e lidhin atë me trafikun e drogës, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 12 vjet burg. Por, duke qenë se gjykimi është bërë me procedurë të shkurtuar, kërkuan që të ulet edhe 1/3 e dënimit, duke kërkuar një dënim përfundimtar prej 8 vitesh burg.

Sipas prokurorisë, Tahiri dhe i bashkëpandehuri i tij, Jaeld Çela, kanë garantuar grupin e “Habilajve” në trafikun e sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria në Itali. Por Tahiri pretendonte se nuk qëndron asnjë prej akuzave të ngritura kundër tij, duke thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt me anëtarët e grupit të Habilajve.

Gjykata e Shkallës së Parë nuk pranoi ta deklaronte fajtor për këto akuza, por e dënoi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, vendim që u konvertua në 3 vite shërbim prove. Vendimi u kundërshtua nga Prokuroria dhe Tahiri.

Në shtator 2021, Gjykata e Lartë vendosi të rikthejë edhe një herë për gjykim në Apel çështjen e ish-ministrit të Brendshëm. Gjykata e Lartë vendosi që këtë herë çështjen ta drejtojë një tjetër trupë gjykuese, duke miratuar kërkesën e avokatit të Tahirit, Maksim Haxhia. Rekurs për çështjen kishte bërë edhe prokuroria, e cila kërkonte dënimin e Tahirit me 12 vite burg për “trafik narkotikësh” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Përballja e Tahirit me drejtësinë nisi në nëntor 2017, kur ai u dyshua si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda, rrëzoi akuzat për trafik droge e grup kriminal dhe e fajësoi ish-ministrin për “shpërdorim të detyrës”. Apeli i Posaçëm e vlerësoi si të gabuar rikualifikimin e veprës penale për ish-ministrin dhe ktheu dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

33 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

13 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago