Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe këshilltari i Aleksandër Vuçiç për çështjet rajonale, Milosh Vuçeviç, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po i tund armët përsëri dhe po përpiqet të përshkallëzojë konfliktin dhe t’i vërë flakën rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Vuçeviç, duke reaguar ndaj deklaratës së Kurtit për bashkëpunim të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë së Shqipërisë, theksoi se “lidhja e aleancave ushtarake të drejtuara kundër Serbisë kujton atë që u bë në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar” dhe shtoi se, “kur gjithçka shikohet nga një perspektivë historike, është e qartë se çfarë po përgatitet dhe se po bëhet kundër popullit serb”.
“Dhe Albin Kurti është në krye të një politike të tillë gjenocidale kundër popullit serb, dhe ai nuk e fsheh këtë, por mburret me të. Aleanca ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, formimin e së cilës Kurti po e shpall tani, nuk është gjë tjetër veçse një kërcënim i ri i drejtpërdrejtë për Serbinë dhe popullin serb dhe hapi i ri i Kurtit drejt formimit të një ‘Shqipërie të Madhe’”, deklaroi Vuçeviç në rrjetin X.
Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare hesht përsëri, ndërsa para syve dhe veshëve të saj Kurti shpall një grup të ri lufte, dhe gjatë kësaj kohe “autoritetet e Prishtinës po e minojnë rëndë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas së cilës KFOR-i është i vetmi formacion ushtarak i autorizuar në zonën e AP të Kosovës”.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…