POLITIKE

Kurti: Reduktimet e energjisë elektrike pothuajse janë hequr

Qeveria vazhdon të bëjë reagime të përditshme rreth krizës energjetike në vend. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se falë shtimit të likuiditetit dhe subvencionimin e importit kanë arritur të stabilizojmë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr.

Kurti përmes një postimi në Facebook luti qytetarët, megjithatë, të vazhdojnë të shpenzojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale.

“Unë dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli jemi në komunikim të rregullt me KEK-un, KOSTT-in dhe ZRrE-në. Me shtimin e likuiditetit dhe subvencionimin e importit kemi arritur të stabilizojmë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr. Po bëjmë krejt çka mundemi. Ju faleminderit për mbështetjen dhe ju lutemi për kursim e racionalizim të shpenzimit me aq sa mundeni”, ka shkruar Kurti.

Kurti përmendi dy faktorë që kanë sjellë këtë krizë energjetike, duke fajësuar, siç rëndom ka ndodhur ditëve të fundit, qeveritë e kaluara.

“Janë dy faktorë të brendshëm që na kanë sjellur në këtë krizë. Mungesa e vizionit për zhvillim socio-ekonomik të Kosovës, me planifikim të sektorit energjetik për furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme, si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë. Së dyti, korrupsioni qeveritar i bërë zakon, e që kulmoi me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit për vetëm 26 milionë euro. Gjatë këtyre dy dekadave, projektet e ndryshme pa strategji afatgjate nuk kishin si të mos dështonin. Në vitin 2022 ne do të kemi strategjinë nacionale energjetike për dekadën në vijim, dhe shtigjet ku duhet ecur drejt vitit 2050”, vijon shkrimi i Kurtit.

KEDS-i kishte paralajmëruar reduktim vetëm dy orë në ditë, megjithatë, që kur kriza energjetike kaploi Kosovën, reduktimet kanë qenë më të gjata. Qytetarë vazhdimisht janë ankuar për orë të tëra pa rrymë, ndërsa Qeveria vazhdimisht e shpërndante fajin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

11 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

18 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

22 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

24 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago