POLITIKE

Kurti: Rrezikun e një agresioni të hapur ushtarak e kemi jo larg kufijve

Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalimit në akademinë përkujtimore për Epopenë e UÇK-së, ka thënë se, luftërat nuk i takojnë veç të kaluarës, dhe ato janë rikthyer në këtë shekull në kontinentin evropian. Ai ka thënë se rreziku i një agresioni ushtarak s’është larg kufijve të Kosovës.

“Në kohën kur shtetet e kontinentit tonë, po investojmë më shumë në pajisje dhe përgatitje ushtarake, edhe ne në Kosovë, që luftën e përjetuam, e mbijetuam në të shkuarën e afërt dhe që rrezikun e një agresioni të hapur ushtarak e kemi jo larg kufijve tanë, po punojmë për pajisjen e FSK-së me armatim modern dhe stërvitjen e saj, sipas artit bashkëkohor ushtarak. Në 4 vitet e fundit e kemi përmbushur kërkesën e NATO-s për dedikimin e së paku 2 për qind të bruto produktit vendor për mbrojtjen. Kemi investuar 319 milion euro për armatim bashkëkohor siç janë dronët “Bayraktar”, sistemet antitank “Javelin”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë po ashtu se përpjekja për sigurinë dhe paqen do të vazhdojë me investimet në siguri, me aleancën e palëkundur me vendet demokratike, SHBA-në, vendet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë, Kanadanë e të tjera, e me bashkëpunimin, sidomos me Shqipërinë.

Kurti gjatë fjalimit ka thënë se në jetën e çdo populli ka ngjarje që ndajnë kohën në dysh.

“Për shqiptarët në Kosovë e përtej kufijve të Kosovës, një ngjarje e tillë ishte lufta epike e familjes Jashari në fillimin e marsit të pranverës 1998. Para saj, kishim kohën e qëndresës kryesisht paqësore, e pas saj qëndresën e armatosur të UÇK-së, që nga ana e saj shkaktoi ndërhyrjen e NATO-s për t’i dhënë fund gjenocidit të Serbisë dhe për t’i sjellë administratën dhe trupat ndërkombëtare, e mandej shpalljen e pavarësisë më 2008”, u shpreh ai, siç transmeton televizioni publik.

Shok elektrizues për gjithë shqiptarët e quajti rënien heroike të Adem Jasharit e të tjerëve familjarë, nga Blerina 7 vjeçare deri tek bacë Shabani 74 vjeçar.

Kurti ka thënë po ashtu se nganjëherë u thuhet të mos shikohet pas, por vetëm përpara drejt së ardhmes së përbashkët, por, siç tha ai, si mund të ketë pajtim me ata që nuk e pranojnë fajin.

“Si mund të ketë falje nga ana e viktimës, kur agresori jo vetëm që nuk kërkon falje, por zotohet ta përsërisë krimin në rastin më të parë që do t’i jepet?” ka thënë ai.

Kreu qeveritar tha se Serbia nuk është shëruar prej kompleksit të Kosovës.

“Serbia është shteti më i armatosur në rajonin tonë, aleati më i ngushtë i Rusisë, që Kosovën e do pjesë të territorit të saj shtetëror, që mban baza të përparme ofensive të ushtrisë dhe xhandarmërisë pranë kufirit me vendin tonë, Kosovën, që ndërmerr sulme terroriste, teksa strukturat paralele ilegale, përgjithësisht ia kemi shporrur. Ne e kemi detyrë të kujtojmë, ne nuk mund të harrojmë as luftën çlirimtare, as viktimat civile e posaçërisht, nuk mund ta harrojmë Epopenë e UÇK-së. Duke mos harruar, ne kemi të ardhme të sigurt e të ndritshme”, citohet të ketë thënë Kurti në akademi.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Mrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…

9 orë ago

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

10 orë ago

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

18 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

18 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

22 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

22 orë ago