POLITIKE

Kurti shqiptarëve në New Jersey: Avionët e NATO’s e çliruan Kosovën pas 87 viteve të okupimit serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që po qëndron në SHBA fundjavën e ka ndarë për takime me diasporë. shqiptare atje. Të dielën, në shoqatën shqiptaro-amerikane nga Struga në Riverdale të New Jerseyt, Kurti ka mbajtur një fjalim para pjesëmarrësve.

“Me shumë entuziazëm në takimin me bashkatdhetarë në shoqatën shqiptaro-amerikane nga Struga në Riverdale të Neë Jerseyt” shkroi Lëvizja Vetëvendosje kur shpërndau videon.

Aty Kurti ka përmendur rëndësinë e ndërhyrjes së NATO’s për çlirimin e Kosovës, ndërsa ka folur edhe për Reçakun si moment vendimtar për ndërhyrjen e NATO’s.

Kurti ka thënë se ndërhyrja e NATO’s dhe avionët e saj e çliruan Kosovën 87 vjet nga okupimi i saj. Kurti ka përmendur edhe Ushtrinë Çlirimtare.

Në tubim ka marrë pjesë edhe Ambasadori William Walker.

“E vërteta nga deklarata e William Woker, në Reçak të Shtime më 15 janar 1999, e tronditi dhe e ndërgjegësoi jo vetëm diplomacinë botërore, por edhe opinionin publik ndërkombëtar që ishte moment vendimtar që më pas solli edhe ndërhyrjen e NATO’s për t’i dalë zot Kosovës dhe njerëzve që kishin përballlë gjenocidit të Serbisë, njerëz që kishin në krah UÇK-së, por në atë rast edhe avionët e NATO’s për të na nxjerr nga ajo krizë humanitare dhe për ta çliruar Kosovën pas 87 vteve të okupimit të saj”, ka thënë Kurti. /Gazeta Express

 

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

12 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago