Kryeministri në detyrë i Republikës, Albin Kurti ka sqaruar edhe njëherë se pse i ka dërguar letër zv/presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence.
Sipas tij, kundërshtarët e keq-informuan të deleguarin për bisedime me Kosovën dhe Serbinë, Richard Grenell, transmeton Indeksonline
“…besoni se unë ditë e natë mendojë për Kosovën, për situatën e pandemisë. As nuk e kam kohën, dëshirën, interesin dhe mundësinë që të tash të mendojë se sa janë të duhur emisarët e super-fuqive.
Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për masën e përkohshme dhe mendojë se do ta interpretoj çështjen në mënyrë të drejtë. E ka përvojën e rasteve paraprake që nuk janë të ndryshme me aktualitetin tonë as në aspektin formal as material. I ka edhe aktgjykimet e saja.
Keqinformimi nuk njeh as kufij e as kohë dhe është gjithmonë i mundshëm. Është detyrë e imja që aty ku vërej keqinformim të bëj informimin e saktë dhe të drejtë.
Duhet ta kuptoni se jetojmë në epokën ku edhe informatat janë pjesë të betejave politike. Në Kosovë ka ndodhë ndryshimi i madh me 6 tetorit dhe me qeverisjen tonë që ende s’i ka bërë 100 ditë.
Regjimi i vjetër po përpiqet me çdo kusht që mos të shkojë nga skena ashtu siç ka vendosur populli. Nuk duhet të befasoheni nga zelli i kundërshtarëve të qeveritë tonë për të keq-qeverisur kudo dhe këdo”, ka thënë Kurti.