Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë homazhe para varrit të veprimtarit të çështjes shqiptare, Zijah Shemsiu. Këtë, Kurti e bëri në 35 vjetorin e rënies së tij në Përlepnicë të Gjilanit, i shoqëruar nga Hidajet Hyseni. Familjarëve të tij, Kurti ua dhuroj flamurin kombëtar.
Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se Zijah Shemsiu është dëshmori i prangosur, demonstruesi i rreshtit të parë dhe luftëtari i paepur për çlirim.
“U arrestua bashkë me Sami Kurteshin, në tetor të vitit 1983, ku u dënua me 15 vjet burg të rëndë e me torturë, por, nuk u thye për asnjë çast. Ia arrestojnë edhe babanë Hasanin dhe dy vëllezërit, Shabanin dhe Fetahun, praktikisht, të gjithë burrat e familjes. Sepse, siç do të përgjigjej para trupit gjykues në Beograd, në manifestimet për Kosovën, ai thjesht nuk kishte “asnjë mungesë, as të arsyeshme, as të paarsyeshme”. Ashtu si gjatë hetimeve, edhe gjatë vuajtjes së dënimit ishte shembull i qëndresës.”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se Shemsiu shkroi letren e hapur: “Ngjarjet në Kosovë, nuk janë kundërrevolucion”, dërguar organeve më të larta partiake e shtetërore, me anën e së cilës ai dhe të dënuar të tjerë politikë, demaskonin shpifjet dhe trillimet ndaj tyre.
“Vetëm pak ditë pas dorëzimit të kësaj letreje, famljes Shemsiu, i komunikohet lajmi për “vdekjen” e Zijahut, pa kurrëfarë arsyetimi për shkaqet e vdekjes”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se Zijah Shemsiu ishte pararendës i UÇK-së heroike dhe epopesë së saj të lavdishme.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…