Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar sot se krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të harrohen e as falen.
Ai këtë deklaratë e bëri derisa ka bërë homazhe te varri dhe vendi i vetëflijimit të nënës Pashke Krasniqi – Markaj, bashkë me Nora Visoka Weller dhe shkrimtarin Ag Apolloni.
Kurti, bashkë me familjarët e saj përkujtuan nënë Pashke, e cila më 27 maj 2003, i vuri flakën vetës pasi ia kthyen trupat e djemve, Gjovalinit dhe Milanit, të vrarë dhe të zhdukur me forcë nga Serbia.
“Gjovalin dhe Milan Markaj ishin mes 374 të vrarëve më 27 prill 1999, në masakrën e kryer nga forcat e Serbisë në fshatrat Mejë dhe Korenicë të Gjakovës dhe ishin të zhdukur deri në vitin 2003. Ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë”.
“Më 24 maj 2003 u bë rivarrimi i Gjovalinit dhe Milanit. Tri ditë më pas, pasi e kreu të pamën, nëna Pashke i vuri vetes flaken, për t’i dhënë fund jetës së saj dhe dhimbjes për të bijtë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë
Më tej, kreu i qeverisë tha se qëndresa dhe sakrifica e nënës Pashke mbesin të paharruara, teksa shtoi se krimet e Serbisë në Kosovë nuk do të harrohen e as falen.
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…