POLITIKE

Kurtit i kërkohet Asociacioni nga tre liderët europianë

Para takimit me presidentin serb, kryeministri Kurti ka pranuar një letër të përbashkët nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni.

ZKM ka publikuar edhe letrën, ku përmendet edhe çështja e asociacionit.

Përmes kësaj letre, tre liderët evropianë i kanë kërkuar Kurtit, por edhe Serbisë, që t’i zbatojnë marrëveshjet për të cilat janë zotuar- përfshirë edhe marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 për krijimin e asociacionit.

“Ne i mirëpresim deklaratat e fundit publike, që pohojnë se jeni gati ta pranoni propozimin evropian për një marrëveshjë bazë. Ne besojmë se tani është urgjente të vendoset rruga përpara me synimin për të përfunduar këtë marrëveshje dhe për të siguruar zbatimin e saj në bazë të tekstit për të cilin keni rënë dakord.

Në konkluzionet e tij të datës 9 shkurt, Këshilli Evropian shprehu mbështetjen e tij për këtë marrëveshje të rëndësishme dhe në të njëjtën kohë i kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë, plotësisht dhe pa kushte, detyrimet për të cilat janë zotuar në kuadër të dialogut, përfshirë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 të krijohet një asociacion/bashkësi e komunave me shumicë serbe.

Hapat për zbatimin që janë përpara duhet të pasqyrojnë këtë qasje politike, duke siguruar që marrëveshja bazë dhe detyrimet e pazgjidhura të dialogut të adresohen në mënyrë adekuate pa vonesë. Ne presim që të diskutohen gjatë takimit të dialogut të nivelit të lartë të datës 27 shkurt në Bruksel”, thuhet në letër.

Kujtojmë, që nga Macron, Scholzi e Meloni, një letër të tillë e ka pranuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nesër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 minutë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago