KRYESORE

Kush dhe çfarë fshihet në dosjet Epstein?

20 dhjetor 2025 – Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar një pjesë të dokumenteve që lidhen me Jeffrey Epstein, pas presionit të Kongresit për t’i bërë ato publike.

Ligji kërkonte që të gjitha materialet të publikoheshin brenda një afati të caktuar, por autoritetet thanë se nuk arritën ta përfundonin procesin në kohë. Kjo ka shkaktuar reagime të forta nga të dyja palët politike.

Megjithëse dokumentet janë publikuar, një pjesë e madhe e përmbajtjes është mbuluar dhe nuk është e aksesueshme për publikun. Përshembull, informacione të rëndësishme janë fshehur për arsye ligjore dhe për mbrojtjen e viktimave


Dosja përfshin mijëra faqe me foto, video dhe raporte hetimore. Në to shfaqen ose përmenden figura të njohura nga politika dhe bota e argëtimit, si Bill Clinton, Andrew Mountbatten-Windsor, Mick Jagger dhe Michael Jackson.

Autoritetet theksojnë se përfshirja e këtyre emrave nuk do të thotë se ata kanë kryer ndonjë vepër penale.

Shumica e tyre kanë mohuar çdo lidhje me krimet e Epstein.

Disa nga fotot tregojnë ish-presidentin Bill Clinton në shoqërinë e Epstein gjatë viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000. Këto foto janë marrë përpara se Epstein të arrestohej për herë të parë.

Clinton nuk është akuzuar nga viktimat dhe ka deklaruar se nuk kishte dijeni për aktivitetet e paligjshme të Epstein. Zëdhënësi i tij tha se fotot janë të vjetra dhe pa rëndësi për hetimet aktuale.

Në dokumente përmendet edhe presidenti Donald Trump. Një padi e vitit 2020 përshkruan një ngjarje të supozuar në Mar-a-Lago në vitet ’90, ku Epstein dyshohet se i prezantoi Trump-it një vajzë 14-vjeçare.

Sipas dokumentit, vajza u ndje në siklet, por nuk ka bërë akuza ndaj Trump, ndërsa ai ka mohuar vazhdimisht çdo aludim.

Dokumentet përfshijnë gjithashtu foto të Andrew Mountbatten-Windsor dhe Ghislaine Maxwell, e dënuar për bashkëpunim me Epstein.

Në disa imazhe, Epstein shfaqet në ambiente shoqërore me artistë dhe aktorë të njohur. Nuk dihet se kur dhe ku janë bërë shumë prej këtyre fotove, as nëse ai kishte lidhje të drejtpërdrejtë me këta persona.

Një pjesë e rëndësishme e dosjes lidhet me dëshminë e Maria Farmer, një nga personat e parë që e raportoi Epstein në FBI në vitin 1996.

Ajo pretendon se Epstein e kërcënoi dhe se kishte shfrytëzuar vajza të mitura. Farmer u shpreh se ndihet më në fund e dëgjuar pas gati 30 vitesh.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, qindra mijëra faqe të tjera janë ende në proces shqyrtimi dhe pritet të publikohen në javët në vijim. Vonesat dhe mungesa e shpjegimeve për redaktimet kanë shkaktuar zemërim në Kongres. Disa ligjvënës kanë paralajmëruar veprime ligjore ndaj DOJ për moszbatimin e plotë të ligjit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago