Kulla e “Tirana Multifunctional Center” e projektuar nga studio daneze Cebra do të ndërtohet nga kompania shqiptare, “Nova Construction 2012”. Danezët e listojnë këtë kompani si klienti që ka porositur projektin.
“Ky projekt promovon identitetin, historinë dhe trashëgiminë kulturore të Tiranës dhe Shqipërisë. Mezi presim që të nisë nga zbatimi. Klienti: Nova Construction 2012”, thuhet nga studio daneze.
Kulla e re e vendosur në lulishten pas Pallatit të Kulturës do të jetë 185 metra dhe 47 kate, duke u shndërruar në ndërtesën më të lartë në Shqipëri.
Nga të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Nova Construction rezulton e themeluar në dhjetor të 2012-s me objekt ndërtimin e godinave një dhe shumëkatëshe.
Pronarët e kompanisë janë Ilir dhe Kujtim Shtufi me 91 dhe 9 për qind të aksioneve.
Në faqen zyrtare, kjo kompani liston një sërë ndërtimesh shumëkatëshe në Tiranë, përfshirë këtu “White Tower” në Komunën e Parisit dhe “Tirana Garden Building” në Rrugën e Kavajës, e ndërtuar mbi vendin ku ndodhej ish-Muzeu i Natyrës.
Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë…
Në Teheran, situata politike dhe ushtarake mbetet e tensionuar pas sulmit që goditi familjen e…
“Djalli ka vdekur”, me këtë mesazh, kundërshtarët në Iran po përhapin informacionin se personi që…
Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…
Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…