Tre ditë pas dasmës dhe fillimit të bashkëjetesës, nisën telashet për dhëndrin e ri italian. Mësohet se ai rrahu gruan e tij për arsye ekonomike.
Ngjarja ndodhi në Reggio Calabria. Gruaja dyshohet se u sulmua nga burri i saj gjatë një mosmarrëveshje mbi menaxhimin e lekëve të çiftit. Diskutimi kishte shpërthyer për pagesën e shpenzimeve për pritjen e dasmës dhe DJ.
Sherri fillestar më pas rezultoi në sulm dhe gruaja u godit nga burri i saj: ajo raportoi gërvishtje në krahë dhe mavijosje në trup dhe kërkoi ndërhyrjen e policisë.
Policia ka nisur një hetim për çështjen, shkruan TgCom.