Kush e ekzekutoi “bosin” shqiptar në derën e shtëpisë në Londër?

Një person është akuzuar nga autoritetet për ekzekutimin e shqiptarit Flamur Alex Beqiri në derën e shtëpisë në Londër, më 24 dhjetor të vitit që lamë pas.

Mediat britanike shkruajnë se shtetasi suedez Anis Fouad Hemissi, 22 vjeç, u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar, pasi policia e arrestoi atë në Aeroportin e Kopenhagenit në 20 janar.

Ai është akuzuar për veaje dhe posedim të armës së zjarrit dhe pritet të paraqitet nesër në Gjykatën e Westminster.

Sipas “The Sun”, Beqiri 36 vjeç, dyshohet se është ekzekutuar në sy të gruas së tij Debora Krasniqi në shtëpinë e tij në Rrugën e Kishës Battersea, në prag të Krishtlindjes.

Ai është vëllai i Missé Beqiri 33 vjeç, yllit të reality shout “The Real Housewives of Cheshire”.

Familja Beqiri u transferua nga Shqipëria në Suedi kur Flamuri dhe Misse ishin fëmijë. Detektivët britanikë kanë qenë në komunikim me kolegët suedezë dhe besojnë se Beqiri ishte në luftë me bandat të Afrikës së Veriut.