Politologu Bardhyl Mahmuti, e ka komentuar deklaratën e Gëzim Kelmendit, kryetarit të Partisë Fjala, i cili përmes një shkrimi të gjatë kishte shkruar për “goditjen” që e morri nga “vëllezërit e tij musliman”.
Mahmuti, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur për këtë deklaratë të Kelmendit dhe për votuesit të cilët nuk e votuan Fjalën por partitë tjera.
“Qëndrimi i liderëve politik lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit është shembull i logjikës demokratike që respekton vullnetin politik të sovranit. Nga të gjitha qëndrimet e udhëheqësve të partive politike që ishin në garë për legjislaturën e shtatë të Republikës së Kosovës dallon qëndrimi i Gëzim Kelmendit, liderit të partisë “Fjala””, shkruan Mahmuti në shkrimin e tij.
“Në fillim të reagimit të tij të titulluar: “Si u godita nga vëllezërit e mi me 6 tetor?!” Gëzim Kelmendi pohon se angazhimin dhe karrierën e tij politike të filluar para 10 vitesh e ka bërë si rezultat i “frymëzimit nga mësimet që i ka dhënë KUR’ANI Madhështor dhe hadithet e të dashurit të myslimanëve, Pejgamberit Muhamedit alejhiselatu ve selam” dhe shprehë zhgënjimin e tij pse njerëzit me të cilët falet pesë herë në ditë “kanë zgjedhur një lëvizje nacionaliste dhe shkelën një parti politike që prej të parit deri te i fundit është me besimtarë praktikues musliman””, vazhdon ai.
Mahmuti tutje e komenton deklaratën e Kelmendit i cili e ka lidhur me Kuranin e Madhërishëm dhe hadithet e Pejgamberit.
“Sikur Gëzim Kelmendi vërtet të ishte mysliman i devotshëm dhe “të ishte frymëzuar nga Kur’ani i Madhërishëm dhe hadithet e Pejgamberit” as nuk do ta bënte një reagim të tillë. Çdo njeri që ka njohuri për besimin islam e di shumë mirë se sipas këtij besimi “çdo gjë që do të ndodh në tokë dhe në gjithësi, nga Dita e Krijimit deri në Ditën e Gjykimit, është shkruar në Librin e Librave, në Leuhi Mahfudhin që është tek Allahu, në të djathtë të Arshit të tij (Fronin e tij)””, shkruan ai.
“Sikur Gëzim Kelmendi të ishte mysliman i devotshëm dhe të ishte frymëzuar, ashtu siç pretendon, nuk do të ishte zhgënjyer nga vota e shqiptarëve të besimit islam, por do të kishte nxjerrë konkluzionet e drejta nga Surja EL-EN‘ÂM (Kafshët e nimetshme) në të cilën thuhet qartë: “Te Allahu janë çelësat e të gjitha fshehtësive dhe asnjë gjeth nuk bie, pa e ditur Ai…” (Surja 6:59). Sikur Gëzim Kelmendi të ishte frymëzuar, ashtu siç pretendon, dhe do ta kishte kuptuar se, qysh para krijimit të universit, Allahu e ka shkruar në Leuhi Mahfudhin që shqiptarët e besimit islam nuk do t’ia japin votat atij që instrumentalizon besimin fetar si mjet politik”, potencon tutje politologu.
“Por, nga një mysliman që kërkon shpëtim në gjoja “thëniet” e Bismarkut, nuk mund të pritet ta kuptojë rezultatin e kërkesës që ua paska drejtuar vëllezërve të tij myslimanë që “ta gjykojnë në bazë të veprave të tij”. Gjykimin që e ka kërkuar e ka marrë: Mos ngatërro besimin me politikë!
Nga cilido këndvështrim që të shihet, rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit duhet të bëjë çdonjërin që merret me politikë ta rishikojë pozitën e vet: Asnjë fletëvotim nuk bie në kutitë e votimeve pa vullnetin e Sovranit!”, përfundon Bardhyl Mahmuti shkrimin e tij të publikuar në rrjetet sociale.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…