LAJME

Kush është aktori legjendar amerikan që u gjet i vdekur bashkë me bashkëshorten

Aktori legjendar amerikan, fitues i dy çmimeve Oscar, Gene Hackman, dhe bashkëshortja e tij, Betsy Arakaëa, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, në Kalifornia.

Sherifi i Qarkut Santa Fe, Adan Mendoza, konfirmoi lajmin për vdekjen e çiftit të mërkurën pas mesnatës dhe theksoi se nuk kishte asnjë indikacion për shkakun e vdekjes. Ai shtoi se hetimi është ende në fazën paraprake dhe se autoritetet janë në pritje të miratimit për një urdhër kontrolli.

Pritet vijimi i hetimeve ëpr të hedhur më shumë dritë mbi vdekjen e aktorit dhe bashkëshortes.

Lajmi tronditi botën e kinemasë dhe fansat e Hackman në mbarë botën, të cilët e kujtojnë atë si një nga aktorët më të mëdhenj të brezit të tij.

Hackman, 95 vjeç, ka pasur një karrierë të gjatë si aktor, mbi gjashtë dekada, duke fituar dy çmime Oscar, dy çmime BAFTA, katër Golden Globe dhe një çmim Screen Actors Guild.

Gruaja e tij, Betsy Arakawa, ishte 63 vjeç.

Gene Hackman fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë për rolin e tij si Jimmy “Popeye” Doyle në thrillerin klasik të vitit 1971 “The French Connection” dhe një tjetër Oscar për aktorin më të mirë dytësor për rolin e Little Bill Daggett në filmin ëestern “Unforgiven” të Clint Eastwood në vitin 1992.

Ai ishte gjithashtu i nominuar për çmimet Oscar me rolet e tij në “Bonnie and Clyde” (1967), “I Never Sang for My Father” (1970) dhe “Mississippi Burning” (1988). Hackman u bë gjithashtu i njohur për interpretimin e Lex Luthor në filmat “Superman” të viteve 1970 dhe 1980, si dhe për rolet e tij në “Runaëay Jury”, “The Conversation” dhe “The Royal Tenenbaums”.

Pasi doli në pension nga aktrimi, ai u fokusua në shkrimin e librave dhe jetoi një jetë të qetë larg vëmendjes publike. Paraqitja e tij e fundit në ekran ishte në vitin 2004 në filmin “Welcome to Mooseport”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago