POLITIKE

Kush është ‘Garda Vullnetare Shqiptare’ që kërcënoi Kurtin

“Garda Vullnetare Shqiptare” quhet organizata fantazmë dhe e padëgjuar ndonjëherë në Kosovë të cilën sot e zbuloi kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kjo organizatë apo grup i njerëzve, kryeministri në detyrë Kurti po thotë se kanë kërcënuar, por ai me interpretimet e tij të çuditshme po e quan paralajmërimin e këtij grupi “kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese”.

“Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër”, shkruhet në statusin e kryeministrit Kurti.

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu i cili tha se ky kërcenim është publikuar në rrjetin social Facebook.

Njëjtë sikurse Kryeziu tha edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili tha se kërcënimi ka ardhur nga rrjeti social Facebook dhe tani po zhvillohen hetimet, ai tha se për këtë kanë kontaktuar edhe me zyrtarët e Facebook.

Kujtojmë se kjo organizatë apo grup personash nuk dihet se kush janë dhe se çfarë është shpikur tani nga personat që qëndrojnë prapa saj, mirëpo vlen të përmendet se kjo është dëgjuar për herë të parë dje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

9 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago