POLITIKE

Kush është gazetari i RAI që nervozoi Ramën dhe lidhja e vjetër me Shqipërinë

Prezantuesi i emisionit “Report” në Rai 3, Sigfrido Ranucci është bërë i njohur në vendin tonë javën e fundit pas transmetimit të emisionit dedikuar marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë dhe që shkaktoi një valë reagimesh. Ai është përfshirë në një polemikë të hapur me kryeministrin shqiptar Edi Rama pasi ky i fundit e ka akuzuar për shkelje të etikës gazetareske.

Por kush është Sigfrido Ranucci. 61-vjeçari është një gazetar me mjaft përvojë dhe emisioni “Report” që ai drejton ka një shikueshmëri mjaft të lartë. Vlen të përmendet se sipas llogarive të bërë, emisioni për Shqipërinë është ndjekur nga rreth 2 milionë italianë live në TV në natën premiere. Ai vlerësohet gjithmonë për analizat e thelluara dhe investigimet gazetareske.

Ranucci ka lindur në Romë në vitin 1961. Është diplomuar për Letërsi me medalje për rezultate të shkëlqyera. Ai filloi të punojë në Rai në 1991 si asistent programesh dhe më pas si drejtor programesh. Më pas u bë gazetar në Tg3. 1997 ishte viti kur u punësua në transmetuesin publik. Më pas ai u bë redaktor i Rai International.

Ranucci ka kryer shumë hetime për trafikun e paligjshëm të mbetjeve dhe mafian. Është ai gazetari ka bërë intervistën e fundit me gjyqtarin antimafia Paolo Borsellino. Në shtator 2001 fluturoi në Nju Jork si i dërguar për të ndjekur sulmin ndaj Kullave Binjake. Në vitin 2004, u dërgua në Sumatra për të raportuar mbi fatkeqësitë e shkaktuara nga cunami. Ai ka ndjekur në terren luftëra në Ballkan dhe Lindjen e Mesme, përvoja të cilat i dhanë shkas hetimeve të tij për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe përdorimin e armëve jokonvencionale. Në vitin 2005 Ranucci ishte i pari që denoncoi përdorimin e fosforit të bardhë nga ushtria amerikane në Irak.

Në vitin 2006 ai iu bashkua ekipit të “Report” si bashkautor me Milena Gabanelli. 10 vjet më vonë, në dhjetor 2016, ai u bë drejtues i programit. Në vitin 2014 ai ishte autor i një programi investigativ vetëm për të rinjtë me titull “Jashtë raportit”. Në vitin 2016 aftësitë e tij i vuri edhe në shërbim të transmetimit të “Rec”. Në qershor 2020, Sigfrido Ranucci u zgjodh nga Franco Di Mare, drejtor i Rai 3, si zëvendës i tij.

Në librin e tij të fundit, “The Choice”, Ranucci rrëfen disa episode të veçanta që i kanë ndodhur gjatë jetës së tij. Ai ka rrëfyer se si i shpëtoi jetën një personi të aksidentuar me motor pranë banesës së tij që siç zbuloi më vonë, ishte një shqiptar i paguar për vrasjen e tij. Për këtë ai jeton me mbrojtje rojesh që nga viti 2020. Ranucci është i martuar me Marinën, me të cilën ka tre fëmijë, Giordano, Michela dhe Emanuele.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

2 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

4 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

5 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Kam humbur babanë dhe gruan”, Khamenei: Do të marrim hak për dëshmorët tanë

Gjatë deklaratës së tij, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, bëri gjithashtu thirrje për…

6 orë ago