POLITIKE

Pezulloi veten nga detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll: Mos u dorëzo!

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në krah homologut të tij spanjoll, Pedro Sánchez, një ditë pasi ai pezulloi veten nga detyrat për shkak të akuzave që po përballet bashkëshortja e tij.

Rama me anë të një postimi në Twitter, e konsideron miqësinë me Sánchez një privilegj, e teksa i kërkon që të mos dorëzohet, pasi e vërteta do të mbizotërojë.

“I dashur Pedro Sánchez! Është privilegj të kem miqësinë tuaj dhe mundësinë për të punuar me ju në këto kohë të trazuara për vlerat dhe parimet në të cilat besojmë dhe luftojmë. Të kesh ty si udhëheqës të lëvizjes sonë socialiste do të thotë të udhëhiqemi në përpjekjet tona nga një njeri me mençuri dhe integritet të pamohueshëm. Ju keni të gjithë mbështetjen tonë në këto kohë ku më shumë se kurrë nevojitet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve dhe manipuluesve të fakteve nga skajet e sferës politike.

Është nder të qëndroj pranë jush. Arritja juaj e presidencës së qeverisë përmes zgjedhjeve të ndershme dhe legjitime, dhe falë politikës së ndershmërisë, solidaritetit dhe vullnetit të pamëshirshëm për dialog që keni dhënë për kombin tuaj, është një arsye bindëse për të vazhduar luftën. Për Spanjën, për Evropën dhe për të gjithë ne. Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo, mos dysho kurrë se e vërteta do të mbizotërojë miku im i dashur”, shkruan Rama.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka pezulluar detyrat publike për të “ndaluar dhe reflektuar” nëse do të mbetet në detyrë, pasi bashkëshortja e tij është nën hetim. Në një deklaratë, lideri spanjoll tha se duhej urgjentisht të vendoste “nëse duhet të vazhdoj të drejtoj qeverinë apo të heq dorë nga ky nder”.

Gjykata tha se po i përgjigjej pretendimeve për korrupsion kundër Begoña Gómez. Sánchez tha se gruaja e tij do të mbronte nderin e saj dhe do t’i përgjigjej akuzave. Akuzat kundër Begoña Gómez u ngritën nga aktivistët kundër korrupsionit Manos Limpias (Duart e Pastra), të cilët kanë marrë pjesë në një numër çështjesh gjyqësore të profilit të lartë në vitet e fundit dhe udhëhiqen nga një njeri i lidhur me të djathtën ekstreme.

Kryeministri spanjoll tha se do të merrte një vendim të hënën më 29 prill, pasi të vendosë nëse do të qëndrojë në detyrë, “pavarësisht baltës” në të cilën po përballet nga e djathta ekstreme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

38 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

13 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago