POLITIKE

Kush është Jakov Milatoviq, kundërshtari i Gjukanoviqit për president?

Në Mal të Zi, të dielën u mbajt rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, por që do të vazhdojë edhe rundi i dytë në balotazh me liderin e DPS-së, Milo Gjukanoviq dhe kandidatin e Lëvizjes “Evropa tani”, Jakov Milatoviq.

Por kush është Milatoviq?

Ai ka lindur në vitin 1986 në Podgoricë. Studimet bazë në degën e ekonomisë i kreu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi. Ka kryer studimet master në fushën e ekonomisë në Universitetin e Oksfordit dhe ka qenë studiues i qeverisë britanike.

Përvojën e punës e ka filluar në NLB Bank në Podgoricë, më pas ka punuar në Deutsche Bank në Frankfurt. Që nga viti 2014, ai ka punuar në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në ekipin e analizës ekonomike dhe politike, fillimisht si analist ekonomik për rajonin e Evropës Juglindore dhe pasi u promovua në pozicionin e ekonomistit, mbuloi vendet e Ballkanit Perëndimor nga zyra në Podgoricë.

Në vitin 2018, ai u promovua në krye ekonomist, i ngarkuar me mbulimin e vendeve të BE-së, përfshirë Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Slloveninë nga zyra e Bukureshtit.

Ai është autor i disa punimeve profesionale dhe bashkautor i dy librave. Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Para kësaj, Milatoviq ka mbajtur postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik nga 4 dhjetori 2020 deri më 28 prill 2022.

Ai kandidoi për President të Malit të Zi “rastësisht”, pra pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve refuzoi kandidaturën e Milojko Spajiqit për shkak të mosmarrëveshjes për dyshtetësinë.

Gjatë fushatës parazgjedhore, ai u sulmua në një tubim në Cetinje, kur Millatoviqi u prit para Qendrës Sportive nga persona të cilët filluan ta shajnë dhe shajnë, pastaj e kanë sulmuar dhe është mbrojtur nga sigurimi dhe oficerët e policisë.

Pas votimit në Podgoricë, Milatoviq tha se në zgjedhjet në Mal të Zi qytetarët zgjedhin mes politikës së së kaluarës, varfërisë, ndarjes dhe politikës së së ardhmes dhe zhvillimit.

“Sapo mora përgjegjësinë dhe hyra në garën presidenciale për të mposhtur Milo Gjukanoviqin dhe gjithçka që ai përfaqëson në Mal të Zi, dhe ai është simbol i së kaluarës dhe i politikës që e ndau këtë vend.” – ka thënë ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

9 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

19 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago