Në një debat televiziv në Serbi në “Nova”, profesori universitar Ognjen Radonjiq, teksa po debatonte me ish-kryenegociatorin e palës serbe në dialogun teknik Kosovë-Serbi, Borko Stefanvoiq dhe me liderin e partisë Nova DSS, Millosh Jovanoviq, pati shumë çka për të thënë rreth “çështjes së Kosovës”.
S’ka “çështje” të Kosovës, tha ai, në rend të parë. “Ajo është zgjidhur. Kemi kapitulluar më 1999 dhe formalisht e kemi njohur rendin ligjor të Kosovës me Marrëveshjen e Brukselit”.
“Pra, kjo tashmë ka ndodhur që kohë, dhe kjo pjesa tjetër që po ndodh tash është thjesht rrumbullakësim i pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Ne jemi një bretkosë që është gatuar që moti, dhe këtë ne s’e kemi vërejtur”, ka thënë ai.
“Vuçiq nuk do të mund të kishte ardhur në pushtet pa mbështetjen e Perëndimit dhe koha ka ardhur të përmbush atë çfarë u ka premtuar”, shtoi profesori serb
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…