POLITIKE

Kush është personi që Kadri Veseli e liroi nga burgu i UÇK-së, sipas ditarit të Dëshmitarit X

Agim Zogaj i njohur si dëshmitari X, në ditarin e tij kishte rrëfyer tregime të detajuara lidhur me veprat penale që kanë ndodhur në burgun e Kleçkës para se autoritetet hetuese të kenë pasur idenë se çfarë kishte ndodhur atje.

Në ditarin e tij ai e përmend disa herë Kadri Veselin. Ai si drejtor burgu hartonte edhe raporte të përgjithshme. Një të tillë kishte bërë më 6 maj 1999 të cilin e kishte titulluar “raport pune” që përfshinte periudhën nga 20.02.1999 deri më 06.05.1999. Në të kishte renditur emrat e 15 të burgosurve, datën e pranimit si dhe të lirimit për disa. Në mesin e tyre është edhe Blerim Kuçi – politikan dhe biznesmen i njohur.

Në ditar ai shkruan R. S. ishte pranuar më 15 mars 1999, ndërsa ishte liruar pesë ditë më vonë me vendim të Fatmir Limajt. Aty janë edhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve i ka fshirë prokuroria për shkak se tashmë janë dëshmitarë anonim në procesin gjyqësor në rastin “Kleçka”. G. Y., një tjetër shqiptar, ishte pranuar në burg më 15 mars për t’u liruar po pesë ditë më vonë, sikurse edhe I. Z. e Sh. K. Ndërsa, O. K. ishte dërguar më 2 shkurt dhe ishte liruar më 20 mars 1999 me vendim të Gjykatës Ushtarake. Kurse, S. K. ishte mbajtur nga 3 marsi deri në 21 mars 1999, derisa M. M. nga 21 marsi deri më 2 prill 1999. Lirinë e kishte fituar me vendim të Kadri Veselit nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, shkruan Zogaj në ditarin e tij.

Zogaj po ashtu e kishte ngarkuar deputetin Limaj me barrë të rëndë të krimeve të luftës. Disa muaj para nisjes së gjykimit, Zogaj ishte gjetur i varur në një park në Gjermani, ku ishte dërguar nga EULEX-i si dëshmitar i mbrojtur. Pos dëshmive gojore, ai kishte dorëzuar një ditar i cili ishte shpallur si provë e pranueshme nga Gjykata e Apelit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago