FOTO&VIDEO

Kush është shqiptarja që në Novi Sad në sy të Vuçiçit si shenjë proteste nis fjalimin në gjuhën shqipe

Në Novi Sad të Serbisë, dje ka nisur konferenca vjetore Regional Youth Form, ngjarje kjo që do të zgjas deri më 24 të këtij muaji.

Ky forum vjetor që bashkon rreth 200 liderë të rinj, orientohet drejt veprimit dhe shoqërisë aktive nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, të cilët do të angazhohen në diskutime me politikbërësit aktual dhe drejtuesit rajonal për tema dhe sfida të dukshme.

Kjo konferencë, organizohet nga Lëvizja Evropiane në Serbi -dega lokale Novi Sad dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike.

Duhet theksuar se në panelin kryesor me të ftuar presidentin serb Aleksander Vuçiç, presidentin e Sllovenisë Barut Pahor dhe Stevo Pendoravski president i Maqedonisë së Veriut, në një tryezë me ta ishte edhe Aulonë Memeti nga Kosova.

Ky diskutim ishte tejet i tensionuar, madje Memeti në shenjë protestë për shkak të mungesës së përkthimit stimultant në gjuhën shqipe, hapi fjalën duke iu drejtuar të pranishme në shqip.

Novi Sad, 23. novembra 2019.- Predsednik Srbije Aleksandar Vucic (2D) sa predsednicima Severne Makedonije Stevom Pendarovskim (L) i Slovenije Borutom Pahorom ucestvuje danas na cetvrtom Regionalnom forumu mladih lidera u Novom Sadu, koji je okupio blizu 200 mladih dustveno angazzovanih ljudi sa prostora Zapadnog Balkana. FOTO TANJUG/ JAROSLAV PAP/ nr

Ajo foli për rëndësinë e ndryshimit të narrativës, pranimin e së vërtetës dhe kërkim faljen, si kusht themelor për të vazhduar tutje.

“Përshëndetje të gjithëve, veçanërisht pjesëmarrësve shqipfolës. Tek sa po hyja në sallë për të filluar diskutimin në këtë panel u njoftova që nuk ka përkthim në gjuhën shqipe dhe mu kërkua që (vetëm unë) të flas anglisht dhe jo shqip. Meqë e konsidideroj të rëndësishme që politikanët prezent të dëgjojnë çfarë kam/kemi për të thënë, nga ky momentdo të vazhdoj diskutimin në anglisht.

Ne ende jetojmë në narrativën e para 30 vjetëve. Për me e ndryshu narrativën duhet me e ndryshu tregimin, e tregimi ndryshohet atëherë kur ndërmerrët diçka për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Andaj, duhët të pyesim vetën: a kemi bërë diçka për të ndryshu rrjedhen e ngjarjeve??”, tha ndër të tjera Memeti.

Ndërsa, fjalimi i Aulonës nervozoi presidentin serb, i cili theksoi se “ne kemi atdhe këtu për me fol për të ardhmen, e nëse vet po dëshironi me fol për të kaluarën, një gjë ta keni të qartë, se kurrë nuk do të pajtohemi”./


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

14 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

2 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

18 orë ago