Nga Novi Sadi, presidenti Pendarovski, duke folur para të rinjve që marrin pjesë në Forumin e liderëve të rinj, dërgoi deklaratë skandaloze se edhe ai vetë do të ikte nga Maqedonia për shkak se mundësia për të qëndruar të rinjtë në Ballkan është në atë që të fillojnë të përdorin resurset e tyre dhe të vazhdojnë nismat rajonale që të krijohet diçka si BE e vogël.
Këtë deklaratë e kritikoi opozitarja VMRO-DPMNE, sipas së cilës, Maqedonia nuk ka më kohë për të pritur.
Menjëherë pas deklaratës reagoi edhe vetë presidenti sipas së cilit fjalët e tij menjëherë janë përdorur për llogaritje politike-partiake dhe se të gjithë udhëheqësit politik kanë përgjegjësi, nga pavarësia e deri më sot.
“Ata kanë vetëm një jetë, të gjithë ne kemi vetëm një jetë dhe askush nuk është i çmendur që ta harxhoj në negociatat me BE që zgjasin vite të tëra, ndërsa paga mestarë në vendin tim është 400 euro. Të mos isha president edhe vetë do të largohesha nga vendi im”, deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…