Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në vitin 2013 po protestonte kundër një marrëveshje që në atë kohë, Kryeministri Hashim Thaçi kishte nënshkruar në Bruksel bashkë më homologun serb, Ivica Daqiq. Kurti kishte mbledhë bashkë-partiaket por në shesh në Prishtinë, përballë Qeverisë, i priste Njesia Speciale.
Si një nga prijësit e saj e deri vonë tani, ishte Amir Gerguri. Në një moment të protestës, Gërguri e merr Kurtin dhe e dërgon tek disa policë tjerë, e kërkon nga ta izolojnë por mos ta prekin. Kur e dëgjon këtë kërkesë, Kurti i kthehet Gergurit dhe duke ngritur zërin i thotë se ‘kush je ti mem izolu mu’, ‘ti duhesh me mu përgjigje mu’, ishin disa nga thirrjet e Kurtit gjersa e ndiqte Gergurin, shkruan Reporteri.
Por, 7 vjet më pas, Gërguri dhe Kurti janë bashkë në institucione dhe kanë në këtë kohë një fat gati të ngjashëm. Pas 50 ditëve, Kurti është shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës dhe është ‘kryeministër në detyrë’.
Ndërkaq, dje Amir Gerguri është suspenduar me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj.
Kjo për shkak se ai u pa me disa të tjerë në një aheng diku në bjeshkë, në një kohë kur janë ndaluar tubimet grupore dhe në parqe. Për më tepër, bashkë me të ishte edhe vëllai i Hashim Thaçit, tash president i Kosovës, shkruan Reporteri.
Gerguri nuk ka thënë ende asnjë deklaratë në lidhje me suspendimin e tij.