Deputeti socialist Taulant Balla promovoi investimin në infrastrukturën rrugore gjatë fushatës elektorale, por asfalti i rrugës rurale Librazhd-Babje është prishur vetëm 6 muaj pas inaugurimit.
Në gjithë gjatësinë e rrugës vihet re çarja e asfaltit, ndërsa banorët shprehen se punimet janë kryer me cilësi të dobët.
“Nuk e di, kanë hedh zhavorr apo çfarë kanë bërë?! Është çarë këtu tek pylli e deri tek lokali”, tha një banor.
Siç e shihni vetë ju rruga është çarë, siç ishte nis nuk doli. Tani shiheni vetë si është se duket”, tha një tjetër.
Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra i kontaktuar me telefon nga Report Tv tha se investimi është kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndaj nuk mban përgjegjësi për këto punime, edhe pse përfituese e rrugës së re është bashkia.
Ndërkohë një problematikë tjetër është ky kryqëzim i cili është një ndër më të rrezikshmit dhe është kthyer në burim për aksidente.
Rikonstruksioni i aksit rrugor Babje dhe Polis me vlerë 203 milionë lekë u financua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa tenderin e fitoi kompania “Vëllezërit Hysa”. Punimet nisen në gusht 2020 dhe duhej të përfundonin në shkurt 2021. Ato jo vetëm përfunduan me vonesë, por siç shihet tashmë janë kryer pa cilësi, pasi rruga e re nuk zgjati më shumë se 6 muaj.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…