POLITIKE

Kuvendi i Malit të Zi i quajti “të përkohshme” institucionet e Kosovës, nënkryetari shqiptar Nikollë Camaj tregon arsyet pse ndodhi kjo

Kuvendi i Malit të Zi i quajti “të përkohshme” institucionet e Kosovës në një njoftim zyrtar të publikuar në ueb-faqen e parlamentit malazez, ku u raportuar lidhur me takimin që kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq pati me ambasadorin e Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiq.

E nënkryetari shqiptar i Kuvendit atje, Nikollë Camaj, për Klan Kosova deklaroi se ai është vetëm citim i fjalëve të ambasadorit serb, për të cilin siç tha, e dimë të gjithë që as nuk mund të pritet të jenë ndryshe.

“Nga strukturat politike nga të cilat vjen kryetari i Kuvendit nuk pres se do të “kacafyten” me qëndrimet e Beogradit, por për ne mjafton që për momentin nuk i përsërisin dhe nuk i thonë ata vet”.

“Sipas informacioneve, kërkesë e ambasadorit serb ka qenë që mos të parafrazohen thëniet e tij, por të përcillen ashtu si i ka thënë”, deklaroi Camaj në intervistë për “Sytë 7” në Klan Kosova.

“Unë nuk besoj që kryetari Mandiq ia ka kundërshtuar ose i ka bërë ndonjë debat lidhur me këtë çështje. Për ne në këtë moment, konform asaj që është marrëveshja, është që kryetari Mandiq të mos i thotë dhe të mos promovojë ide të tilla, asi pse e dimë se nga çfarë strukture politike vjen dhe e njohim realitetin politik në Mal të Zi si të tillë, pra që ka struktura politike që do të dëshironin që e kaluara të ishte ndryshe, por mendoj se janë veçse të bindur se atë të kaluar tashmë nuk mund ta ndryshojnë dhe është mirë që kanë filluar të pajtohen me të”, shtoi Camaj.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

4 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

4 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

8 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

8 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

9 orë ago

“Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…

9 orë ago