Është miratuar raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor, që propozonte shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Pro kanë votuar 104 deputetë.
Tash vendimi shkon në Gjykatën Kushtetuese e cila nëse konstaton se Meta ka shkelur Kushtetutën, ai do të shkarkohet.
Shumicës i duheshin 94 vota pro për të marrë hapin për shkarkimin e Metës.
Komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar veprimtarinë e presidentit të Shqipërisë gjatë zgjedhjeve të 25 prillit i ka konsideruar “shkelje të rënda” qëndrimet dhe deklaratat e shprehura prej tij.
Në raportin përfundimtar prej 96 faqesh thuhet se “Presidenti shkeli 17 nene të Kushtetutës” dhe se “këto shkelje konsiderohen nga komisioni si shkelje të rënda”, raporton “EuroNews”.