LAJME

Ky është Drejtori që kërkonte 1700 euro për “dy metra dhe”

Ditën e sotme është arrestuar nga policia e kryeqytetit, Drejtori i Varrezave të Tufinës në Tiranë Elidor Ndini, pasi akuzohet se ka abuzuar me tokat e varrezave.

Gjatë përgjimeve ka rezultuar, se Drejtori Ndini, kërkonte 500 mijë lekë shtesë për një vend varri.

Sipas informacioneve Ndini ka abuzuar me hapësirën e varrezave, duke caktuar çmimin për një vend varrim deri në 1.700 euro, me çmimet që  varionin nga 50 deri 200 mijë lekë të reja për një vend në varreza.

Gjithashtu mësohet se bashkë  me drejtorin  janë ndaluar edhe  tetë zyrtarë, ndërsa operacioni vijon ende.

Hetimi është zhvilluar me metoda speciale ndërsa janë dokumentuar rastet dhe zbuluar edhe abuzime me tenderë në fusha të tjera.

Arrestimi i drejtorit të varrezave të Tufinës dhe i tetë zyrtarëve të tjerë është bërë në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë dhe seksioni i Krimit Ekonomik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

3 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

10 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

16 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago