LAJME

Ky është i dyshuari që ‘avulloi’ 200 mijë euro nga shtëpia e shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë

Pas më shumë se tri javësh në arrati, Policia ka arritur që të identifikojë dhe të lokalizojë vendndodhjen e personit që dyshohet se kreu vjedhjen e rëndë në shtëpinë e shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë. I dyshuari tashmë është vënë në pranga dhe ka përfunduar në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë se bëhet fjalë për 48-vjeçarin, Xhevat Thaçi.

Thaçi dyshohet se ka depërtuar brenda shtëpisë së shehut dhe ka arritur që të vjedh para të gatshme në vlerë të rreth 200 mijë eurove të cilat ndodheshin brenda dy kasafortave.

E përpos këtyre, ai dyshohet se vodhi edhe një sasi të stolive të arit.

I dyshuari që atëherë po shijonte lirinë nga arratia, teksa njësitë policore kishin marrë veprimet hetimore për të zbardhur detajet e rastit dhe identitetin e tij.

Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë pas një hetimi të gjerë dhe intensiv, ku janë shikuar qindra orë video incizime (nga lokacione të ndryshme) dhe janë analizuar shumë prova është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: Xh.TH., i lindur në vitin 1975, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Policia mëngjesin e sotëm.

Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në objektet e banimit të të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator, gjashtë fishekë, disa stoli ari, rroba, telefona dhe gjëra tjera të cilat dyshohet se janë përdorur me rastin e kryerjes së vjedhjes.

Sinjali mëson se Thaçi është emër i njohur për organet e drejtësisë, pasi i njëjti dyshohet se është përfshirë në 34 vepra tjera penale “Vjedhje”, “Vjedhje e rëndë” dhe “Grabitje”.

Pas arrestimit, 48-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policornën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria pritet të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Nga objekti fetar kanë reaguar në ditën që ka ndodhur rasti, ku thuhej se shuma prej rreth 200 mijë eurosh ishin kursime disavjeçare të shehut, e të cilat ishin destinuar për investimim dhe rindërtimin përfundimtar të objektit të Teqes së Madhe në Marash-Hisar të Prizrenit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

46 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago