Policia ka arrestura shoferin që shkaktoi sot një aksident trafiku në Gjakovë, ku u përfshi edhe një automjet i Autoambulancës, me ç’rast u lënduan 5 persona dhe vet i dyshuari. I riu që u arrestua lidhur me këtë rast tashmë është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që u arrestua lidhur me këtë rast është Kastriot Prenrecaj, 24-vjeçar.
Ai ishte duke lëvizur me veturën e tij të tipit Golf, kur për një moment ka bërë kthim të pasigurt, duke mos i dhënë përparësi kalimi autoambulancës, çka shkaktoi aksidentin dhe u përplas me autoambulancën.
Ndërkohë pesë personat e lënduar si pasojë e këtij aksidenti fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, e më pas janë transferuar për në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm.