U raportua se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ditë më parë, janë përleshur komisioneri i Nismës, Endrit Zabërgja, me atë të Vetëvendosjes, Valon Hoti.
Endrit Zabërgja, nipi i Fatmir Limajt, u deklarua se është sulmuar nga anëtari i Vetëvendosjes, Valon Hoti.
Mirëpo, përmes një shkrimi në Facebook, Hoti i VV-së ka rrëfyer të vërtetën e tij rreth përplasjes që ka pasur me Nismën Socialdemokrate.
Hoti ka thënë se Endrit Zabërgja e kishte fyer në baza familjare.
Mes të tjerave Hoti kishte theksuar se Lëvizja Vetëvendosje me vëzhguesit e saj nuk kanë lejuar dhe nuk do të lejojnë që vota dhe vullneti i qytetarëve të tjetërsohet.