Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Repë të Podujevës ku një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur”, i ka thënë për Reporterin, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Reporteri nga burime përbrenda policisë mëson se personi i dyshuar për vrasjen dhe plagosjen në Podujevë është Rizah (Zukë) Shala, rreth 65 vjeçar nga fshati Repë, ku edhe ka ndodhur ngjarja.
Reporteri po ashtu mëson se policia ka urdhëruar për kontrolle të rrepta në të gjitha pikat kufitare pasi ekzistojnë dyshimet se dorasi mund të arratiset jashtë vendit.