Mosmarrëveshjet për borxhe shpeshherë shkaktojnë incidente të ndryshme, të cilat eskalojnë në përleshje e kanosje serioze. Në të tilla raste jo rrallëherë përfshihen edhe punëtorët dhe pronarët e kompanive private, të cilët futen në sherr dhe përfundojnë në Polici, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Shupkovc të Mitrovicë, ku i dyshuar është një 29-vjeçar i cili është futur në konflikt me pronarin e kompanisë ndërtimore “Techno Burimi”, për shkak të borxhit.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari B.T., ka thyer xhamat e këtij objekti, si dhe ka shkaktuar dëme të tjera, si pasojë e konfliktit që ka pasur me pronarin.
Përballë kësaj situate, dikush nga punëtorët e kësaj kompanie, e ka raportuar të dyshuarin në Polici, me ç’rast një njësi policore e ka arrestuar të njëjtin.
I riu është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe pas përfundimit të procedurave është dërguar në mbajtje për 48 orë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 29-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…