Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për heqjen e shtetësisë së Kosovës ndaj personit N.V., janë iniciuar procedurat për largimin e tij me forcë nga territori i Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit zyrtar, N.V. ishte njëkohësisht shtetas i Serbisë dhe pjesëtar i inteligjencës policore serbe. Drejtoria për Migrim dhe të Huaj ka lëshuar vendimin për largim me forcë, bazuar në legjislacionin përkatës.
Derisa të përmbushen kushtet për ekzekutimin e vendimit, ndaj personit në fjalë është shqiptuar masa e ndalimit në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj.
Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë të përmbushë detyrat e saj kushtetuese dhe ligjore, duke zbatuar vendimet e institucioneve shtetërore.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…