FOTO&VIDEO

Ky është versioni i vëllait të gruas që goditi dajën e Adelina Tahirit me çekan

Gjatë ditës së sotme, padyshim lajmi që ka bërë bujë të madhe në media është rasti që ka ndodhur tek të afërmit e këngëtares Adelina Tahiri.

Është daja i saj, pronari i TV ERA, Abdulla Mehmetaj, ai i cili është bërë për spital nga bashkëshortja e tij, Arlinda Ahmetaj, pasi është goditur me çekan.

Në fotot e postuara nga një portal, e të cilat më pas edhe Adelina i ka ndarë me ndjekësit e saj, Ahmetaj shihet në spital pas intervenimit të infermierëve pas lëndimeve që ka pësuar.

Ahmetaj ka thënë se është pikërisht bashkëshortja e tij ajo e cila e ka sulmuar, sipas tij, për arsye se ka dashur t’ia marrë pasurinë.

Megjithatë, të gjitha këto mohon nga familjarët e Arlindës, e cila është edhe ligjëruese në kolegjin AAB në Kosovë.

Vëllai i Arlindës ka treguar se çifti po kanë probleme martesore tash e 20 vjet dhe ajo po sulmohej vazhdimisht fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj.

Reagimi i plotë:

Familjarët e Arlindës në prononcim për KOHA, thonë se është pikërisht Abdulla Mehmetaj që ka sulmuar dhe rrahur Arlindën, e cila gjithashtu gjendet e shtrirë në spital.

“Për shkak të problemeve 20-vjeçare martesore, maltretimeve psikike dhe fizike nga ana e burrit edhe në natën e fundit të kobshme kur bashkëshortja rrihet brutalisht nga i shoqi i saj, e cila detyrohet të ik te familjarët e saj. Arlinda ende është në spital në Klinikën e qytetit. Dy vajzat e saj gjenden te familjarët e nënës me taruma të rënda psikike dhe lëndime trupore. Të gjitha këto informacione i ka edhe policia e cila është e njoftuar me rastin. Vajzat kanë qenë të detyruara nga inspektorët të lëshojnë shtëpinë, por për shkak të sigurisë së tyre me urdhër të inspektorëve policor, ato nuk janë dërguar në Qendra sociale, por te familjarët e nënës”.

Ndërkohë, KOHA merr vesh se po vazhdojnë hetimet e policisë dhe Prokurorisë dhe se shumë shpejt do të ketë epilog rasti në fjalë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago