KRYESORE

Ky shtet i Evropës rihap shkollat, përpiqet të rifillojë jetën pas epidemisë

Danimarka pritet të lehtësojë kufizimet e vendosura për të luftuar koronavirusin. Nga e mërkura 15 prill, fëmijët nga mosha 11 dhe më të vegjël do të rikthehen në shkolla dhe kopshte pas një muaji mbyllje.

Sipas BBC, Danimarka është ndër vendet e para që po lehtëson masat e kufizimit. “Është e rëndësishme të mos e mbajmë Danimarkën të mbyllur më shumë nga sa është e nevojshme,” tha kryeministrja Mette Frederiksen.

Shpërthimi i koronavirusit duket nën kontroll në vend dhe qeveria kërkon që të rinisë ekonominë.

Por lëvizjet do jenë të kujdesshme. Kryeministrja tha se është si të ecësh mbi litar.

Por përse po e bën Danimarka një lëvizje të tillë? Ajo ishte ndër të parat në Europë që aplikoi masat e izolimit që nga 11 marsi, 12 ditë përpara se të vendoseshin në Britani.

Kufijtë u mbyllën, punëtorët u lanë në shtëpi dhe u ndaluan takimet e mbi 10 njerëzve.

Megjithatë, kufizimet kanë qenë më të buta se në Francë e Britani. Nuk ka pasur urdhër për qëndrim në shtëpi. Baret, palestrat dhe parukeritë u mbyllën, por shumë dyqane ishin hapur.

Të dhënat tregojnë se përpjekjet e Danimarkës po japin fryte.

Deri tani janë raportuar 6 mijë raste me koronavirus dhe 273 vdekje.

Numri i personave të shtruar në spital, sidomos i atyre në terapi intensive, ka rënë ndjeshëm.

Danimarka ka mjaftueshëm kapacitete nëpër spitale, si shtretër në terapi intensive, ashtu dhe ventilatorë.

Pavarësisht se do nisin shkollat, do ketë rregulla të rrepta. Fëmijët duhet të mbajnë distancë dhe rregullat e pastrimit do jenë të forta. Po ashtu do inkurajohen mësimet jashtë në natyrë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

11 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago