FOTO&VIDEO

La Italinë për të kultivuar drithëra në Selenicë/ Fermeri: Tregtarët shqiptarë grurin e vendit të tyre e blejnë në Itali

Nuk është i vetmi fermer që vjen nga jashtë për të punuar tokat shqiptarë.

Michelle Ricci, tre vite më parë la Italinë për të kultivuar drithëra në fshatin Kropisht të Selenicës. Në 150 hektarë tokë Michelle ka mbjellë, grurë, misër dhe tërshërë. Gjatë këtyre viteve fermeri Italian, po ndeshet me problemet e bujqësisë shqiptare që sipas tij janë të shumta. Tregtarët e fabrikave të miellit shqiptarë, grurin kërkojnë ta blejnë me çmimin që nuk mbulon kostot e prodhimit. Nëse toka e Selenicës ndihmon të prodhojë grurë cilësorë, bashkombasit e Michelit, pra tregtarët Italian I japin çmimin e duhur grurit shqiptar.

“Sot grurin në Foxha mund t ashes me 55 euro kuintalin, ndërsa deri të mërkurën mund të shitet edhe 70 euro. Ndërkohë që në Shqipëri, fermerët po e shesin 36 euro”.

Sipas Michelit, gruri i tij rishitet për të dytën herë nga tregtarët italianë për fabrikat e makaronave në Shqipëri, kësaj me një çmim akoma më shtrenjtë.

“Dhe absusrditeti ndodh që janë po tregtarët shqiptarë ata që grurin e vendit të tyre e blejnë në Itali me çmimin më të shtrenjtë për të prodhuar makarona special”.

Pas tregut, bujku Italian merakoset për magazinimin e drithërave.

“Kam aplikuar për të ngritur një kapanon për të future të gjithë prodhimin dhe akoma nuk ma kanë miratuar lejen e ndërtimit. Do të detyrohem të shes grurin me çmimin që do të më japin tregtarët Italian, pasi nuk mund të rrëzikoj që ta lë atë jashtë në natyrë”.

Histori si kjo e Michelit nga tregojnë se grosistët e grurit në Shqipëri, e vlerësojnë prodhimin vendas vetëm atëherë kur humb gjurmët e origjinës. Katër tregtarët e mëdhenj janë dakordësuar që grurin shqiptarë a vlerësojnë 36 lekë për kilogram, ndërsa atë serb 51 lekë./tch


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

24 orë ago