POLITIKE

Lajm i keq për shqiptarët, Engel humbi zgjedhjet ndaj rivalit demokrat për Kongresin amerikan

Sot shqiptarët humbën të vetmin zë të fuqishëm që i kishte ngelur në Kongresin Amerikan dhe që ishte njëkohësisht kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongres, Eliot Engel.

Sot ishin primaret për përfaqësuesit në Kongres brenda Partisë Demokratike në rajonin Bronx dhe Westchester County New York dhe Kongresmeni Eliot Engel humbi karshi kandidatit tjetër demokrat Jamaal Bowman, i cili fitoi me 63 për qind.

Në Bronx & Westchester County jeton komuniteti më i madh shqiptar në Amerike të cilët kanë pasur peshë në zgjedhjen e Eliot Engel. Në zgjedhjet sot shumë shqiptarë të kësaj zone kanë ndërruar mëndje.

Kongresmeni Engel ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe në mënyrë të vazhdueshme për çështjen e Kosovës prej 30 vjetësh, që nga viti 1989, së bashku me Bob Doll, Tom Lantosh në sjelljen e çështjes së Kosovës në Kongres, pastaj me kërkesat për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve nga serbët, me pas për gjenocidin serb në Kosove dhe deri tek çlirimi i Kosovës dhe krijimi shtetit Kosovës. Nē të gjitha këto ngjarje kongresmeni Engel ka pasur rol dhe një peshë të rëndësishme.

Shqiptarët humbën sot një aleat të fortë dhe një zë të fuqishëm në mbrojtje të shqiptarëve në Kongres dhe një mik të mirë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

12 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

19 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 ditë ago