Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, përme një shkrimi ka njoftuar se 11 perosna të prekur me koronavirus nga fshati Vrapqiq i Gjilanit, janë drejt shërimit të plotë.
Ismajli tregon se sipas analizave të fundit të dala nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), të gjithë të prekurit janë ritestuar dhe për të dytën herë kanë dalë negativ.
“Të dashur qytetarë, Lajmi më i mirë i ditës është se nga analizat e fundit të dala nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, të prekurit nga Vrapqiqi, janë në shërim të plotë. Nga rezultati i të prekurve, të gjithë prekurit janë ritestuar dhe përherë të dytë janë dalur negativ. Kjo po na bënë edhe më të vullnetshëm në luftën e përbashkët që po e bëjmë. Po shkojmë nga Vrapqiqi, i cili u konsiderua si një vatër e rrezikshme, në bazë të udhëzimeve dhe rekomandimeve të plota, këta të prekur po shkojnë drejtë shërimit të drejtpërdrejtë”, njofton Ismajli.
Tutje, Ismajli falënderon banorët e fshatit të cilët kanë qenë shumë të kujdesshëm dhe respektues ndaj rregullave të karantinës.
“Ne u jemi falënderues banorëve të Vrapqiqit, për udhëzimet dhe rekomandimet e pranuara, dhe, kjo është dëshmia më e mirë që karantinimi është e vetmja shpresë për ta tejkaluar këtë pandemi. U jem mirënjohës Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike dhe Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik, Spitalin Regjional dhe QKMF-në në Gjilan, për profesionalizim e treguar ku falë punës së tyre kemi arritur të lokalizohet kjo zonë dhe të vihet nën kontrollin e plotë të përkujdesjes”, shkruan Ismajli.
Krejt në fund, ai i shprehu ngushëllime familjes Ismajli me rastin e vdekjes së familjarit të tyre nga pandemia e koronavirusit.
“Poashtu, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ismajli, me rastin e vdekjes së familjarit të tyre nga kjo pandemi, dhe e lusim Zotin e madh që të jetë rasti i fundit i shënuar nga pandemia COVID19. Ju lutem, të vazhdoni ndjekjen e rekomandimeve të dala nga IKSHP-ja dhe nga organet gjegjëse. Vrapqiqi, shembulli më i mirë që duhet ndjekur! Falemnderit të gjithëve për angazhimin!”, përfundon Ismajli.