Në Ballkan shërbimet inteligjente të huaja po vlojnë. Sidomos tendenca e Rusisë, Kinës e Serisë që të ndikojnë në këtë rajon nuk është tashëm fshehtësi e as rastësi.
Nga këto shërbime të huaja tashmë është në rrezik edhe Kosova.
Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar qysh moti për ndikimin rus e kinez në Ballkan.
Edhe eksperti dhe profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami ka paralajmëruar rrezikun që Kosova e ka prej shërbimeve inteligjente të huaja.
Islami ka një porosi edhe për AKI-në, që rasti i agjentit rus dhe serb është dashur të merret seriozisht.
“Ballkani po vlon nga shërbimet inteligjente të huaja. Tendenca që vendet e këtyre shërbimeve të rrisin ndikimin e tyre, ka bërë që “Lufta e ftoftë” të jetë e ashpër midis agjentëve të cilët po përpiqen që sa më shumë të marrin informacionin e klasifikuar. Tendenca e Rusisë dhe Kinës që sa më shumë të ka ndikim në vendet e Ballkanit nuk është fshehtësi, pra rasti i agjentit rus dhe të atij serb do të duhej të merret shumë seriozisht edhe në Kosovë dhe në organet e sigurisë e sidomos AKI-a se si mund të korruptohen njerëz për shkak të lakmisë dhe ta shesin interesin nacional”, thotë Avni Islami.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…