Në Kosovë janë regjistruar të premten vetëm dy raste të të infektuarve me koronavirus, të cilat e çojnë në 88 numrin total të të infektuarve.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) tha se nga 108 teste që janë kryer, dy kanë dalë pozitivë.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga koronavirusi.
Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.