I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka folur në emisionin Pressing në T7. Ambasadori i SHBA’së në Gjermani tha se po merr komente negative rreth orientimit të tij seksual. Ai thotë se këto veprime duhet dënuar.
“Shikoni, kam parë komente ku thuhet se unë po gënjej dhe kam marrë shumë mesazhe nga njerëzit që po përpiqen të përdorin ofendime homofobike ose anti-homoseksuale. Unë nuk besoj se këta njerëz janë shumica në Kosovë ose në rajon. Kjo qartazi duhet të dënohet”, ka thënë Grenell në Pressing.
Tutje, ushtruesi i detyrës së Shefit të Inteligjencës, thotë se është krenar për orientimin e tij seksual.
“Jam shumë krenar që jam homoseksual, kështu si jam lindur dhe unë nuk tërhiqem nga kjo dhe mendoj se çfarëdo ofendimi anti-homoseksual ose homofobik duhet të dënohet gjerësisht”, shtoi Grenell.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…