BOTA

Lajm tronditës nga Turqia për presidentin iranian! Para vdekjes ai planifikoi një lëvizje të madhe, detaji në helikopter i habiti të gjithë

Vdekja e presidentit iranian Ebrahim Raisi mund të lidhet me luftën e brendshme për pushtet në vend, pasi Raisi ishte një nga kandidatët më të fortë për postin e liderit suprem, shkruante të martën gazeta turke “Hürriyet”.

Një helikopter me Presidentin iranian Ebrahim Raisi, Ministrin e Jashtëm Hossein Amir Abdollahian dhe zyrtarë të tjerë u rrëzua më 19 maj në veriperëndim të vendit në rajonin Verzegan. Në mëngjesin e 20 majit, nënpresidenti i Iranit Mohsen Mansuri konfirmoi raportet se presidenti dhe delegacioni i tij kishin vdekur në një përplasje helikopteri.

Gazeta “Hürriyet” vëren se për shkak të moshës së liderit suprem aktual Ali Khamenei, ka një luftë për pushtet brenda udhëheqjes fetare të Iranit.

“Raisi ka qenë pjesë e delegacionit që do të zgjedhë liderin fetar dhe ka qenë një nga kandidatët më të fortë për atë post. Megjithatë, grupi i mbledhur rreth liderit suprem dëshiron të shohë në atë vend djalin e Ali Khameneit, Mojtab Khamenei”, shkruan gazeta.

Në rastin e rrëzimit të helikopterit, fokusi është te Raisia, por ministri i Jashtëm Hossein Abdollahian, i cili gjithashtu mbeti i vrarë, konsiderohej një figurë e rëndësishme në regjimin iranian. Ai ishte një nga kandidatët për president pas Raisit. Nëse i kanë bërë atentat, do të thotë se kanë dashur të “vrisnin dy zogj me një gur”, thekson gazeta.

“Hürriyet” tërheq vëmendjen se pse presidentit iranian iu caktua një helikopter me pajisje të pamjaftueshme, ndërsa dy helikopterët e tjerë arritën të ulen.

“Përkundrazi, presidentit duhej t’i caktoheshin helikopterët më të pajisur. Megjithëse kushtet e motit ishin të rrezikshme për fluturimet me helikopterë, pse presidenti vendosi të ngrihej?”, shkruan kolumnisti Abdulkadir Selvi, pranë qarqeve qeveritare.

Sipas tij, pajisja ELT, e instaluar në avionë dhe helikopterë ushtarakë dhe civilë, mundëson monitorimin e lëvizjeve në ajër dhejanë të detyrueshme gjatë uljes dhe ngritjes në aeroporte.

“Pajisja ELT, e cila ofron gjurmim satelitor, është edhe në anije. Përjashtimi i vetëm është kur pilotët mund ta fikin për të mos u kapur në misione sekrete, në avionë të përdorur nga shërbimet e inteligjencës. Pra, pse nuk ishte ai në helikopterin që mbante presidentin? A udhëtoi vërtet presidenti me një helikopter që nuk kishte as një pajisje ELT?”, vëren autori.

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago