LAJME

Lajme nga Mesjeta: Kisha Ortodokse (Fashiste) Serbe i prin protestës kundër “EuroPride”

Mijëra kundërshtarë të aktivitetit panevropian LGBTQ, të planifikuar për këtë javë në Beograd, marshuan nëpër kryeqytetin serb të dielën mbrëma, pavarësisht ndalimit të shpallur të tubimit më të madh vjetor të homoseksualëve në Evropë, raporton agjencia AP.

Tubimi i organizuar nga Kisha konservatore Ortodokse Serbe dhe i udhëhequr nga kleri i saj përfshinte slogane antiperëndimore, si dhe flamuj rusë dhe portrete të presidentit rus, Vladimir Putin.

Një nga organizatorët, Ranko Gojkoviq, duke folur para protestuesve, tha: “Përveç kërkesës së pakushtëzuar për ndalimin e ‘EuroPride’, ne kërkojmë ndalimin e të gjitha formave të propagandës, të ideologjisë homoseksuale dhe transgjinore për fëmijët e mitur”.

Shumë protestues kanë mbajtur pankarta me alfabetin cirilik, “Duart, larg fëmijëve tanë”.

Pas marshimit, patriarku serb Porfirije mbajti lutjet në tempullin kryesor të Shën Savës në Beograd duke thënë: “Ne nuk duam që askush, nga cilado anë e botës që mund të vijë, t’i lartësojë mbi vlerat tona vlerat e tij, pikëpamjen e tij për botën, stilin e tyre të jetesës”.

Organizatorët e “EuroPride” – që përfshin një javë ngjarjesh dhe një marshim të “Krenarisë” në Beograd më 17 shtator – kanë thënë se do të injorojnë ndalimin e policisë dhe do të mbajnë festimet LGBTQ.

Goran Miletiq, koordinator i “EuroPride” në Beograd, i ka bërë thirrje presidentit Vuçiq “që të marrë vendim për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit e ‘EuroPride’ dhe që policia të ofrojë ndihmën e duhur”.

Grupet serbe të të drejtave të njeriut u kanë kërkuar mbështetësve t’i bashkohen marshimit të “Krenarisë” si pjesë e luftës për demokracinë, që ata thonë se është nën kërcënim në Serbi nga regjimi autokratik i Aleksandar Vuçiqit.

Disa zyrtarë të BE-së kanë thënë se do t’u bashkohen ngjarjeve LGBTQ, ndërsa ata që i bëjnë thirrje qeverisë serbe të anulojë ndalimin e shpallur përfshin edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

2 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

6 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

7 orë ago
  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

9 orë ago