BOTA

Lajme nga Mesjeta: Talebanët refuzojnë hapjen e shkollave për vajzat afgane

Vajzave dhe grave afgane do t’u ndalohet edhe gjatë vitit të ri shkollor të shkojnë në shkolla apo universitet. Qeveria talebane duket e vendosur në qëndrimin e saj e cila ka ngjallur reagime të forta dhe dëshpërim mes të rinjve në vend.

I dërguari i posaçëm i BE-së për Afganistanin, Tomas Niklasson, ka deklaruar se ai nuk ka dëgjuar asnjë premtim për edukimin e vajzave  nga ministrat talebanë gjatë takimeve të tij lidhur me këtë çështje.

Që prej marrjes së pushtetit në gusht të vitit 2021, Afganistani është bërë shteti i vetëm në botë që ua mohon shkollimin grave. Aktualisht gratë dhe vajzat afgane nuk mund të shkollohen pas klasës së gjashtë dhe as të shkojnë në universitet.

Përveç shkollimit, gratë dhe vajzat afgane janë privuar edhe nga të drejta të tjera. Me ardhjen në pushtet talebanët premtuan në fillim se ata kishin ndryshuar që nga sundimi i kaluar, por në muajt në vazhdim ata shtuan kufizimet për gratë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

1 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…

2 ditë ago