LAJME

Motra mbron Dan Hutrën: Ish-gruaja e provokoi, nuk bëri ADN-në e fëmijës

Motra e Dan Hutrës, i akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave brenda një dite tha në një intervistë, tha se shkak i vrasjeve në shtëpinë e ish-bashkëjetueses është fëmija që ajo lindi pak muaj me parë.

Ajo tha se i vëllai, pasi kishte dalë nga burgu për dhunë në familje i kishte rrëfyer se ish-gruaja nuk e linte rehat me mesazhe dhe telefonata ku i kërkonte të takonte fëmijën, për të cilën ai dyshonte se nuk ishte i tij. Sipas saj duhet të kontrollohen të gjitha komunikimet telefonike mes të vëllait dhe ish-bashkëjetueses së tij për të kuptuar çfarë ka ndodhur.

“Lajmin e mësova nga vajza. Më mori nga Greqia dhe tha “hap TV se daja ka bërë namin, ka shkrirë një familje”. Vëllai ka pasur dy javë që ka dalë nga burgu. Ka ardhur me ka takuar në Kukës. Nuk dyshonim kurrë se do ta bënte këtë.

Vetëm më ka thënë, “motër nuk po më lë rehat”. Më ka lexuar mesazhet që i ka shkruar ish-gruaja. Nuk po më lë të jetoj jetën. Më thotë “hajde tako fëmijën”. Nuk më lë ta takoj, i kam kërkuar të bëjë test, nuk e bën. 23 ditë para se të lidheshin ajo ka qenë shtatzënë. Ka kërkuar test ADN që ajo s’ia dha kurrë.

Nuk ka ushtruar dhunë. Ajo ka thënë më ka dhunuar me fjalë, pse e tërhoqi deklaratën. Bëri 8 muaj burg kot. Mesazhet i keni në telefon, të hapen telefonatat, të saj dhe Danit. Pasi ka dalë nga burgu ka kërkuar ADN e fëmijës. Gjithë lufta është bërë për këtë fëmijë. Edhe sot e dua ADN për atë fëmijë”, – tha motra e Dan Hutrës.

“Vetëm kur të dalë testi do dalë e vërteta. E ka provokuar për ta çuar deri në këtë pikë. Çfarë nuk i thoshte. Nuk ia ka dhënë atësinë fëmijës. Ai ka kërkuar t’i bëhet testi i ADN; nëse fëmija do të ishte i tij do merrte atësinë”, – shtoi motra e Hutrës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

1 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…

2 ditë ago