BREAKING NEWS

Lajmërohet Khamenei i Iranit pas armëpushimit: I dhamë një shuplakë të fortë Amerikës

Lideri Suprem i Iranit, Ajetollahu Ali Khamenei, ka reaguar për herë të parë që pas arritjes së armëpushimit me Izraelin pas 12 ditëve luftime.

Ali Khamenei deklaroi në një postim në rrjetin social X, se vendi i tij “i dha një shuplakë të rëndë SHBA-ve”, duke se Shtetet e Bashkuara “nuk arritën asnjë sukses” kur vendosën të përfshihen drejtpërdrejt në konflikt përkrah Izraelit kundër Teheranit.

“Regjimi amerikan u përfshi drejtpërdrejt në luftë, sepse e ndjeu se nëse nuk ndërhynte, regjimi sionist do të shkatërrohej plotësisht. Ata u përfshinë për ta shpëtuar, por nuk arritën asgjë,” tha Khamenei.

Ai shtoi se Republika Islamike e Iranit sulmoi dhe dëmtoi bazën ajrore Al-Udeid në Katar, një nga bazat më të rëndësishme amerikane në rajon, duke e cilësuar këtë si një “shuplakë të rëndë” ndaj SHBA-ve.

Ky sulm u konsiderua nga SHBA si një përgjigje ndaj bombardimeve që kishte kryer mbi objektiva bërthamore iraniane gjatë fundjavës, por pa synuar përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi sulmin iranian si “shumë të dobët” dhe deklaroi se 13 nga 14 raketat e lëshuara ishin interceptuar.

Në reagimin e tij, Ajatollah Khamenei paralajmëroi se Irani ka qasje ndaj bazave kyçe amerikane në rajon dhe se mund të ndërmarrë veprime “kurdo që e konsideron të nevojshme”.

“Fakti që Republika Islamike ka qasje në qendra kyçe të SHBA-ve në rajon dhe mund të veprojë në çdo moment që e sheh të arsyeshme, është shumë domethënëse,” tha ai.

Khamenei shtoi gjithashtu se çdo akt agresioni ndaj Iranit do të sillte një “kosto të rëndë” për SHBA-të, duke lënë të hapur mundësinë për sulme të përsëritura në të ardhmen.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago