Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin e ka komentuar moslejimin e ekipit të Crvena Zvezdës për t’u futur në territorin e Republikës së Kosovës për ta zhvilluar ndeshjen e Kupës së Serbisë ndaj Trepçës serbe
Aleksandar Vulin, ministër i Mbrojtjes i Serbisë e ka komentuar ndalimin e ekipit të Crvena Zvezdës për tu futur në territorin e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Klubi nga Beogradi po planifikonte ta zhvillonte ndeshjen e Kupës së Serbisë ndaj ekipit serb nga Kosova, Trepça, por nuk u lejua nga Policia e Kosovës.
Dhe, Vulin e ka shprehur mllefin e tij përmes një deklarate të dhënë për mediat serbe.
“Ajo që e bënë shqiptarët sot është demonstrim se sa shumë e urrejnë Serbinë ata. Crvena Zvezda është simbol i serbëve dhe nuk është i mirëseardhur dhe mirëpritur për armiqtë serbë”, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Serbisë.
“Kur janë në pyetje shqiptarët, ata thonë se sporti nuk duhet të përzihet me politikën. Ata kanë kërkuar që të lihen të luajnë lirshëm të rinjtë dhe të bëjnë sport, por kanë gënjyer, pasi këtë nuk e kanë respektuar sot edhe vetë. E kur serbët duan të luajnë futboll, atyre ju pamundësohet kjo nga policia, dhunshëm. Zvezda është simbol i serbëve dhe ajo që e bënë shqiptarët tregon se sa shumë iu frikësohen serbëve, se sa e urrejnë Serbinë”, ka përfunduar Vulin.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…